MENU
klinika

Mbyllja e Tregut të Orizit

Tregtarët e revoltuar tentojnë të futen në Bashkinë e Vlorës

21.04.2020 - 09:07

Vazhdon të mbetet pa zgjidhje çështja e tregtarëve të tregut të ashtuquajtur të Orizit në Vlorë. Prej 8 ditësh ky treg vijon të jetë i mbyllur, ndaj tregtarët sot iu drejtuan bashkisë së Vlorës.

Nuk munguan dhe tensionet ku tregtarët kërkuan të futen në bashkinë e qytetit. Më në fund bashkia pranoi për të diskutuar një përfaqësi të tyre prej katër personash për zgjidhjen e situatës,

Prefekti Flamur Mamaj ka deklaruar se tregu do të mbetet i mbyllur deri në plotësimin e të gjitha kushteve të kërkuara. Tregjet janë konsideruar vatra të rrezikshme të përhapjes së koronavirusit, Covid-19.