MENU
klinika

Kosova për artdashësit

Trupa e baletit nis shfaqjet ONLINE

08.04.2020 - 16:45

Dëshira për ta pasur publikun pranë dhe për t’i ofruar një atmosferë të gëzueshme gjatë izolimit, ka nxitur edhe artistët kosovarë. Ata kanë gjetur forma të ndryshme, për të mos i shkëputur lidhjet as në këtë kohë të vështirë.

Pas teatrove në Kosovë, që kanë filluar transmetimin e shfaqjeve live në Facebook, një veprim të tillë po e ndërmerr edhe Baleti Kombëtar i Kosovës.

Nga java e ardhshme, Baleti Kombëtar i Kosovës do të fillojë transmetimin online të shfaqjeve, çdo të enjte në ora 19:00.

“Pasi masat për mbrojtjen nga COVID-19, do të vazhdojnë deri në afat të pacaktuar, Baleti Kombëtar i Kosovës, nga java e ardhshme do të fillojë transmetimin Online të shfaqjeve, çdo të Enjte në orën 19:00, duke filluar nga premiera e fundit dhe në vazhdim premierat paraprake.

Shpresojmë që kjo gjendje do të përfundojë sa më shpejtë, që të kthehemi në normalitet dhe të performojmë para publikut tonë të dashur!”, – thuhet në njoftim.

“Pushimi i Kalorësve”, do të jetë shfaqja e parë që do të transmetohet online, më 16 prill, ora 19:00.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Degas: realiteti i tmerrshëm

“Piktori i balerinave” që shkroi sonete