MENU
klinika

Sipas “Transfermarkt”

Ulen ndjeshëm vlerat e yjeve të futbollit në treg

08.04.2020 - 19:19

Ndalja e aktiviteteve futbollistike si pasojë e përhapjes së COVID-19 në mbarë globin ka bërë që vlerat e lojtarëve të ulen ndjeshëm. Futbolli është në krizë financiare dhe automatikisht edhe vleratt e yjeve do të pësojnë një rënie shumë të ndjeshme.

Portali i njohur “Transfermarkt”, nga ku referohet e gjithë bota në lidhje me çmimet e lojtarëve ka publikuar listën më të shtrenjtëve të globit dhe uljen e çmimit të tyre në merkato. Askush nuk i ka shpëtuar krizës dhe yje, si Messi, Mbappe e Neymar kushtojnë më pak.

Mbappe, Sancho dhe Alexander-Arnold janë ata që kanë pësuar uljen më të vogël të vlerës në merkato. Të tre në merkaton e ardhshme do të kushtojnë 10% më pak se më parë, teksa ylli i PSG është ende lojtari më i shtrenjtë në glob.

Tetë të tjerët kushtojnë 20% më pak se më parë, përfshirë edhe Neymar, që këtë verë me shumë mundësi do të kthehet në Barcelonë. Merkatoja e kësaj vere me siguri do të shtyhet në shtator apo edhe më tej, por një gjë thuajse është e sigurtë, nuk do të ketë më blerje 100 mln euroshe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lucas Biglia kundër rinisjes së Serie A

“Më mirë humbasim pikë dhe pará se sa jetët tona”