MENU
klinika

COVID-19/ Ambasada e SHBA jep lajmin

USAID po ndihmon Shqipërinë për zbulimin e rasteve pozitive

01.04.2020 - 16:23

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njofton se USAID po ndihmon Shqipërinë për furnizimin e laboratorëve me pajisje testimi, për rritjen e mundësive të zbulimit të rasteve pozitive dhe të gjurmimit të kontakteve të rasteve, si dhe për masa të tjera, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ambasada amerikane shkruan se gjatë 20 viteve të fundit SHBA ka investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në total.

kolana e librave

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID/Albania, po bashkërendon me Organizatën Botërore të Shëndetësisë ndihmën për autoritetet shqiptare të shëndetësisë në luftën kundër pandemisë COVID-19. USAID po ndihmon Shqipërinë për furnizimin e laboratorëve me pajisje testimi, për rritjen e mundësive të zbulimit të rasteve pozitive dhe të gjurmimit të kontakteve të rasteve, si dhe për masa të tjera. Kjo ndihmë ofrohet në vijim të një partneriteti prej dekadash. Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në total”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Prisni menjëherë biletën dhe kthehuni në SHBA”

Yuri Kim sërish thirrjen për amerikanët që jetojnë në Shqipëri


"Shqipëria, epiqendra e re europiane e teknologjisë 'blockchain'

Mediat e huaja, jehonë pozitive ligjit për kriptomonedhat

Vendi me 10 mijë të infektuar në ditë ia kalon dhe Italisë

Pandemia krijon një tjetër vatër të nxehtë në botë

"Javën tjetër ia çojmë draftin Komisionit për Zgjedhoren"

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri zbulon çfarë u diskutua

"I thamë ambasadores Kim se nuk votojmë për pazare"

Opozita parlamentare kundër marrëveshjes