MENU
klinika

Mes tyre edhe Shqipëria

COVID-19/ Vendet që kanë aplikuar vaksinën e tuberkulozit, më imune

03.04.2020 - 19:57

Evropa Lindore, Ballkani dhe ndonjë prej vendeve perëndimore duken të jenë më rezistente ndaj Covid 19.

Shkencëtarët po e shpjegojnë këtë situatë epidemiologjike me vaksinimin kundër tuberkulozit si nje nga shpjegimet me te pranueshme. Shkencëtarët amerikanë e lidhin vaksinimin anti tuberkuloz me më pak raste të koronavirusit, shkencëtarët indianë shpresojnë, por janë më të kujdesshëm.

Ekipi i studiuesve të drejtuar nga Gonzalo Otazu, profesor asistent i shkencave biomjekësore në universitetin e Nju Jorkut tha se ata kishin zbuluar se vendet pa politika universale të vaksinimit anti tuberkuloz, si Italia, Holanda dhe Shtetet e Bashkuara, janë prekur më rëndë në krahasim me vendet me politika universale dhe të gjata.

Për konfirmimin e kësaj teze mund të merret shembulli i Gjermanisë, e cili botoi një hartë që gjurmon zhvillimin e epidemisë në të gjithë territorin e saj dhe ilustron përhapjen e sëmundjes në detaje.

Në të theksohet se ekziston një ndryshim domethënës midis ish-Gjermanisë Lindore dhe ish-Gjermanisë Perëndimore: në Gjermaninë Lindore rastet janë tre herë më pak, për sa i përket të prekurve me koronavirus.

Një shembull tjetër është Portugalia, e cila praktikoi vaksinimin, ndryshe nga Spanja, një nga vendet më të prekura. Studimi bëri që studiuesit australianë të bëjnë të ditur se kanë nisur menjëherë kërkimet për të vijuar me testimin në shkallë të gjerë për të parë nëse vaksinimi anti tuberkuloz mund të mbrojë stafin shëndetësor nga koronavirusi.

Harta e vendeve qe e kane aplikuar vaksinen e TBC-se, vendet qe e kane pasur dhe e kane hequr si edhe vendet qe nuk e kane aplikuar

Kjo hartë tregon politikën e vaksinimit kundër tuberkulozit sipas vendeve në të gjithë botën. Në të verdhë janë vendet që kanë një program universal të vaksinimit kundër tuberkulozit.

Me blu janë vendet ku dikur rekomandohej vaksinimi kundër tuberkulozit për të gjithë, por tani nuk rekomandohet më. Dhe me të kuqe, vendet ku nuk ka pasur kurrë një program universal të vaksinimit kundër tuberkulozit.

Italia është me të kuqe. Nuk ka pasur vaksinim të detyrueshëm kundër tuberkulozit për të gjithë popullsinë.

Spanja dhe Gjermania janë ndër vendet ku nuk rekomandohet më vaksinimi për të gjithë.

Ndërsa Portugalia është me të verdhë dhe bën pjesë tek vendet që kanë program universal të vaksinimit kundër tuberkulozit.

Nëse bëhet krahasimi midis politikave të vaksinimit kundër tuberkulozit në këto vende dhe përhapjes së kovid 19, mund të shihet qartë se vendet që kanë vaksinuar popullsinë e tyre si pjesë e programit universal të vaksinimit, janë në situatë shumë më të favorshme në betejën kundër koronavirusit.

Holanda nuk ka vaksinim të detyrueshëm për tuberkulozin, Suedia e ka ndërprerë që në 1975, Gjermania perëndimore që nga 1975 ndërkohë që Gjermania Lindore e bënte vaksinën.

Por pas ribashkimit të dy Gjermanive, u vendos të rekomandohet vetëm në grupe me rrezik të zgjeruar, fëmijët e prindërve të huaj dhe fëmijët që jetojnë në të njëjtin ambient me një person që vuan nga tuberkulozi akut.

Në Shtetet e bashkuara, u fut në protokollin e vaksinave në vitet 1960 dhe imunizimi kundër tuberkulozit ishte rekomanduar nga disa agjenci shëndetësore deri në mesin e viteve 1980, kur vaksinimet universale kundër tuberkulozit filluan të braktisen gradualisht.

Edhe India dhe Rusia janë në zonën e verdhë.

Në Kinë, vaksina kundër tuberkulozit u fut për herë të parë në fillim të viteve 30’.

Por vetëm në 1949, u organizuan klinika kundër tuberkulozit dhe që nga 1979, vaksinimi i foshnjave është bërë masiv. Kjo do të thotë se brezat e lindur në vitet 40, ose 50’ që janë të moshuarit e sotëm janë të ekspozuar ndaj TBC-së, dhe koronavirusit.

Në shumicën e vendeve perëndimore, vaksina nuk është më pjesë e protokollit të vaksinimit të fëmijëve si dicka rutinë dhe rekomandohet vetëm për personat që ka rrezik të lartë të sëmuren nga tuberkulozi si punonjësit e shëndetsisë, njerëz që vijnë nga vendet me shkallë të lartë infektimi me tuberkuloz dhe ata që janë në kontakt të afërt me dikë që ka tuberkuloz.

Ndërsa në Evropën Lindore dhe në Ballkan, vaksina u jepet fëmijëve në vitin e parë të jetës. Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali I Zi, Bosnjë Hercegovina e kanë vaksinën kundër tuberkulozit në protokollin e vaksinave për fëmijët deri në 1 vjecc.


Kjo ndoshta shpjegon edhe pse numri i të prekurve dhe viktimave në Ballkan është shumë më i ulët, i pakrahasueshëm me Italinë, Spanjën, Francën apo Gjermaninë, vende që nuk e kanë më në protokollin e detyrueshëm vaksinimin kundër TBC-së.