MENU
klinika

Masa për frenimin e COVID-19

Vendosja e maskave në Gjermani do bëhet e detyrueshme

23.04.2020 - 08:59

Gjermania ka vendosur që vendosja e maskave të bëhet e detyrueshme, duke vendosur kështu një masë të re kundër përhapjes së koronavirusit.

Bremeni ka qenë rajoni i parë federal që ka mbështetur masat, pasi Senati i tij ka konfirmuar vendimin të premten. Vendosja e maskave do të jetë e detyrueshme kur përdoret transporti publik në gjithë Gjermaninë dhe gati të gjitha shtetet do të marrin vendim për vendosjen e tyre edhe gjatë blerjeve nëpër dyqane.

Ndërkohë, këtë ide e ka mbështetur edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ka rekomanduar fuqishëm vendosjen e tyre javën e kaluar, kur ka lehtësuar masat e izolimit në nivel kombëtar.

Kujtojmë se shtete të ndryshme kanë marrë vendime të ndryshme sa u përket udhëzimeve për përdorim të maskave. Kështu, Austria i ka bërë ato të detyrueshme gjatë blerjeve nga fillimi i këtij muaji, ndonëse Zvicra ka njoftuar të mërkurën se nuk të kërkojë vendosjen e tyre nga qytetarët, teksa lehtëson masat e izolimit.

Deri më tani në Gjermani janë prekur nga COVID-19 145,694 persona të prekur me koronavirusin e ri në Gjermani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Dyshojmë se ka gisht edhe vjehrra”

Misteri rreth vr*sjes së Alba Cenkos

“Do të realizojmë 90% të tenderave me Inteligjencë Artificiale”

Rama: Jemi të parët në rajon për Prokurimet Publike

“Ambicia jonë, të prodhojmë edhe paratë në vend”

Rama: Sektori ku në teknologjinë e digjitalizim jemi mbrapa…

“Në Kosovë ka një acarim për disa iniciativa të panevojshme”

Gërvalla tregon pse janë ftohur raportet Tiranë-Prishtinë