MENU
klinika

Zbulojini

Versioni i ri i Firefox vjen me 3 ndryshime madhore

08.04.2020 - 17:09

Mozilla lançoi ditën e Hënë versionin 75 të shfletuesit Firefox. Si gjithnjë versionet e reja sjellin një numër përditësimesh sigurie por edhe ndryshime për zhvilluesit të cilët shkruajnë aplikacione uebi.

Megjithatë përditësimi që ra në sy kësaj here ishte i dallueshëm nga të gjithë dhe bëhet fjalë për një fushë kërkimi të re. Versioni 75 i Firefox sjell tre ndryshime madhore. I pari është se kur klikoni mbi të shfaqen menjëherë uebsajtet më të vizituara.

Nëse atë sajt e keni të hapur për momentin do të theksohet në sugjerimet e shfaqura nga fusha e kërkimit ndërsa klikimi mbi që ju çon tek tabi ku është i hapur uebsajti. Lista e uebsajteve më të vizituara është e njëjta që shihni kur hapni një tab të ri në Firefox.

Së fundi kur filloni një kërkim në fushën e adresës, Firefox i bën plotësimet automatike më të lehta për tu lexuar. Me ridizajnimin fusha e adresës ka një pamje të re dhe do ta vini re se është më e madhe.

Për pjesën më të madhe të përdoruesve nuk përbën një ndryshim radikal. Mozilla tha se nuk do të ketë ndryshme në axhendën e përditësimeve dhe versioneve të reja të Firefox pavarësisht Covid-19. Ndërsa Google ka anashkaluar një version të Chrome, me Firefox çdo gjë do të jetë brenda normalitetit.