MENU
klinika

Shkon në 409 numri i të infektuarve

Vetëm 9 raste të tjera me COVID-19 në Shqipëri

09.04.2020 - 10:10

Ka shkuar në 409 numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri. 9 raste të tjera janë konfirmuar në 24 orët e fundit. Ndërkohë që Tirana është qyteti me numrin më të madh të të prekurve, me 196 raste.

Njoftimi i Ministrisë:

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Në 24 orët e fundit janë testuar 234 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 3223 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 409 raste.

Siç shihet edhe grafikisht, përqindja më e lartë e të prekurve janë meshkuj, me 53%. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 165. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. 5 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Elbasan 3 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • – Tiranë           196 raste
  • – Durrës           38 raste
  • – Lushnje         5 raste
  • – Elbasan         15 raste
  • – Fier                32 raste
  • – Kavajë           8 raste
  • – Rrogozhinë    4 raste
  • – Korçë             17 raste
  • – Vlorë              5 raste
  • – Shkodër         45 raste
  • – Lezhë            14 raste
  • – Berat              2 rast
  • – Has                12 raste
  • – Krujë             5 raste
  • -Tropojë          4 raste
  • – Pukë               4 raste
  • – Mirditë           3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.