MENU
klinika

Sfidojnë Covid-19

Vetëm në 3 shtete të botës luhet futboll

01.04.2020 - 11:35

Në botë po luhet futboll vetëm në 3 shtete. Bjellorusia, Taxhikistani dhe Nikaragua nuk kanë ndërprerë kampionatet, madje në Bjellorusi po luhet me tifozë. Atje çdo gjë vazhdon normalisht edhe pse ka pasur raste të infeksionit në vend. Presidenti Aleksander Lukashenko përsërit vazhdimisht bindjen e tij se populli bjellorus është më i fortë se çdo virus.

E përditshmja sportive spanjolle “Marca” i ka kushtuar një speciale kësaj situate të veçantë dhe ka dashur të dëgjojë edhe zërin e protagonistëve të këtij kampionati. Një nga emrat me të cilët ka zgjedhur të flasë ishte edhe ai i Elis Bakajt, i cili ka zbritur në fushë në të dy ndeshjet e para të kampionatit me fanellën e Dinamo Brest ku luan aktualisht.

“E dimë që nuk është e lehtë të luash tani, por duhet të tregohemi profesionsitë, edhe pse jemi në rrezik. Para çdo ndeshje duhet të kalojmë disa teste për koronavirusin dhe pastaj na matin temperaturën çdo dy ditë”, – shprehet Elis Bakaj në fjalët e tij rreth situatës që po kalon në klubin bjellorus.

Në republikën tjetër ish-sovjetike Taxhikastan fillon me Superkupën të shtunën, ndërsa të dielën me kampionatin e tyre të ligës. Në Nikaragua, ndërkohë, ndeshjet vazhdojnë të mbahen, po, pas dyerve të mbyllura. Në ditët e sotme, të mendosh për të vazhduar të luash futboll duket i çmendur. Por ja që tre shtete sfidojnë virusin Covid-19, të paktën për momentin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN