MENU
klinika

"Asnjë mbështetje nga qeveria"

Vlorë, turizmi tërësisht i pezulluar, 100 % e personelit pa punë

12.04.2020 - 11:03

Sektori i turizmit në qarkun e Vlorës tërësisht i pezulluar, teksa të gjitha rezervimet e sezonit turistik afatmesëm prill-maj, por edhe të qershorit momentalisht janë të gjitha të anuluara.

Fakt të tillë e konfirmon dhe kreu i operatorëve turistik për qarkun e jugut Vasil Bedinaj, i cili shprehet se dëmi që i është shkaktuar turizmit nga kjo situatë është vërtet i madh dhe do të duhet kohë për të dal nga kjo gjendje.

Anulimi i rezervimeve sipas Bedinajve ka goditur ndjeshëm dhe vendet e punës, teksa momentalisht 100 % e personelit të punësuar në sektorin e turizmit janë papunë, të anuluar nga sistemi i sigurimeve shoqërore pasi aktivitet e bareve restoranteve dhe hoteleve në gjithë qarkun janë tërësisht të mbyllura.

Kur situata e Covid 19 të mbaroj do të filloj sërish punësimi i stafeve në sektorin e turizmit, por kjo do të jetë një punësim gradual deri në përmirësimin final të situatës.

Bedinaj shprehet se deri më tani nuk kanë marr asnjë mbështetje nga qeveria, teksa janë në pritje të paketës së dytë financiare, por duke parë edhe paketën e parë financiare të lancuar nga qeveria shpresat janë të pakta se paketa e dytë mbështetëse për turizmin do e ndihmoj këtë sektor.

Është zhvilluar një takim me prefektin e qarkut Vlorë, por edhe me përfaqësues institucionesh ku janë paraqitur kërkesat e operatorëve për të dal nga gjendja e luftës kur ndodhen, dhe përgjigja që është marrë është që duhet të presin paketën e dytë financiare nga qeveria e vendit, momentalisht asnjë zgjidhje tjetër nuk u është dhënë.

Pavarësisht situatës Bedinaj shprehet besimplotë se vetëm fal bashkëpunimit nëpërmjet operatorëve turistik, qeverisë lokale dhe mbështetjes së asaj qendrore do të dalim nga kjo situatë.

Sipas tij gjërat duhet të lirohen gradualisht pasi Vlorë është një qytet i qetë me vetëm 4 raste të konfirmuar me Covid-19 brenda qytetit.

Sipas tij lirimi gradual i bizneseve në fraksion të turizmit do ti japi këtij sektori frymëmarrje, dhe do të ndikoj që mos të kemi dëme kolosale në këtë sektor për periudhat në vazhdim.

Të gjitha rezervimet e turistëve të huaj për muajt prill, maj, qershor janë anuluar tashmë, teksa qarku i Vlorës nëse situata vijon e tillë do të vazhdoj të humbasë dhe turistët për korrikun gushtin dhe shtatorin.

Sektori i turizmit mbetet më i prekuri nga Covid19, dhe mbi të gjitha kjo situatë e shkaktuar tek turizmi do të ndikoj dhe tek qyteti i Vlorës një qytet i cili jeton me turizmin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


217 pasagjerë të ardhur nga Italia

Koronavirusi/ Kontrolle edhe në portin e Vlorës

Harta zgjerohet me Vlorën che Shkodrën

COVID-19/ Bilanci rritet me 104 të infektuar

Qytetet në gjumë, durrsakët të pabindur

Koronavirusi/ Shqipëria nga sot 3 ditë në ‘shtet-rrethim’!


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë