MENU
klinika

"Presidenti u zotua se…"

Zbardhet takimi mes Thaçit dhe Kurtit

01.04.2020 - 11:23

Ka zgjatur rreth 1 orë takimi mes kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe presidentit Hashim Thaçi. Pak pas takimit, Kurti zbardhi edhe detaje nga biseda mes dy zyrtareve.

Kurti tha se gjatë takimit u bisedua për masat të cilat i ka ndërmarrë Qeveria ndaj pandemisë COVID-19.

kolana e librave

“Ne biseduam për masat që ka marrë Qeveria dhe punët që kemi bërë ne kundër përhapjes së pandemisë COVID-19 dhe angazhimin e shkëlqyer të organeve dhe mekanizmave të shtetit por edhe vullnetarëvë të shumtë si dhe të disiplinës së përgjithshme të qytetarëve tonë”, tha Kurti. Mes të tjerash kryeminsitri ende në detyrë, tha se është diskutuar edhe për situatën aktuale, për të bërë një Qeveri të re.

“Ne biseduam për situatën aktuale institucionale, meqë rast pyetjeve dhe përpjekjeve të presidentit që të flasim për Qeveri të re dhe kandidatura të reja ne jemi përgjigjur për qëndrimin tonë, ne nuk mund të kalojmë dikun tjetër dhe të kalojmë nenin 82 pika 2 e Kushtetutës së Kosovës ku thotë se pas mocionit të mosbesimit shkohet në zgjedhje të reja. Presidenti u zotua se do ta respektoj Kushtetutën ligjin dhe praktikat e më hershme”, -pohoi Kurti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbulohet letra që i nisi para takimit

Rrëzimi i qeverisë/ Kurti i shkon në zyrë Thaçit