MENU
klinika

Nuk fliste, komunikuam me letër

Zef Deda tregon mes lotësh takimin e fundit me Gëzim Krujën

07.04.2020 - 10:08

Ditën e djeshme aktorit të madh të artit shqiptar Gëzim Kruja iu dha lamtumira e fundit. Ndonëse për shkak të situatës aktorit nuk u përcoll për në banesën e fundit ashtu siç e meritonte, qyteti i Shkodrës gjeti një mënyrë gjeniale për ta nderuar.

Në orën 12 qytetarët dolën në ballkone për të duartrokitur dhe nderuan. Por, më të vështirë e patën ata që nuk e panë dot për herë të fundit. Aktori dhe miku i Gëzimit, Zef Deda ka treguar mes lotësh takimin e fundit që pati me Gëzimin.

kolana e librave

“Për fat të mirë para 1 muaji kam qenë tek shtëpia e tij dhe na thoshte mblidhni mendjen mos dilni se jeni sëmurë, sepse dhe unë jam me ishemi cerebrale dhe na thoshte të mos lëviznim, sepse është e rrezikshme. Shkova në shtëpi dhe më shkruajti në letër ‘pse ke dal’, sepse ai vetëm shkruante nuk fliste”, tregoi Zef Deda.

Ai shtoi se për 2 javë sëmundja i mori frymëmarrjen dhe më pas ndërroi jetë.