MENU
klinika

Gjendja në Klinikën Infektive të Kosovës

12 pacientë me COVID-19, 2 në gjendje të rëndë

13.05.2020 - 08:59

12 persona me koronavisur janë të shtruar aktualisht në Klinikën Infektive në Kosovë.

Mësohet se 8 pacientë ndodhen në gjendje të stabilizuar, ndërsa 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërkohë që 2 prej tyre janë rëndë.

Ndërkaq, dy pacientë do të largohen sot nga spitali, pasi kanë rezultuar negativ në testimet e fundit. Aktualisht në Kosovë janë të konfirmuara 919 raste pozitive me COVID-19.