Një kërkim i ri, i publikuar së fundmi mund t’ju bëjë të rishikoni aplikacionet që keni instaluar.
Sipas “Mirror”, studiuesit nga Sophos Labs po nxisin përdoruesit e iPhone të fshijnë 30 aplikacione, të cilat mund t’i zhvasin. Këto aplikacione përdorin “fleeceware”, një teknologji që paguan abonime të shtrenjta për përdoruesit, të cilët nuk janë në dijeni.
Në një blog në lidhje me zbulimet, Sophos shpjegoi: “Në këtë raund të fundit të studimit, kemi zbuluar më shumë se 30 aplikacione, të cilat i konsiderojmë “fleeceware” në App Store. Shumë prej këtyre aplikacione mund të tarifojnë shifra si 30 Dollarë në muaj ose 9 Dollarë në javë, pas një periudhe prove 3 deri në 7 ditë. Nëse dikush do të vazhdonte ta paguante abonimin për një vit, do të kushtonte përafërsisht 360 Dollarë ose 468 Dollarë për një aplikacion”.
Shumica e aplikacioneve të identifikuara nga studiuesit janë për përpunimin e fotografive, horoskopin, parashikimin e së ardhmes, filtra për fytyrën, skanimin e barkodeve etj.
Pavarësisht faktit që shumica e tyre janë reklamuar në App Store si falas, u zbulua se i ngarkonin përdoruesve tarifa të mëdha. Këto aplikacione fillimisht paraqesin njoftimin për provë falas (free trial), por përdoruesi duhet të vendosë detajet e kartës së tij. Në disa raste, shumica e karakteristikave të dobishme të aplikacionit do të përdoren vetëm nëse abonoheni.
Ndërsa studiuesit janë përqëndruar te aplikacionet e iOS në këtë studim, ata paralajmërojnë se shumë aplikacione të ngjashme me “fleeceware” janë të pranishme edhe në Google Play Store.
Studiuesit i kërkojnë publikut të tregohen vigjilentë ndaj aplikacioneve që instalojnë në celularët e tyre.

Por cilat janë këto aplikacione?
- Seer App:Face, Horoscope, Palm
- Selfie Art – Photo Editor
- Palmistry Decoder
- Lucky Life – Future Seer
- Life Palmistry – AI Palm & Tag
- Picsjoy-Cartoon Effect Editor
- Aging seer – Faceapp,Horoscope
- Face Aging Scan-AI Age Camera
- Face Reader – Horoscope Secret
- Horoscope Secret
- CIAO – Live Video Chat
- Astro Time & Daily Horoscope
- Video Recorder / Reaction
- Crazy Helium Funny Face Editor
- Banuba: Face Filters & Effects
- QR Code Reader – ScannerQR
- Code Reader & Barcode PRO
- Max Volume Booster
- Face Reading – Horoscope 2020
- Forecast Master 2019
- mSpy Lite Phone Family Tracker
- Fortunescope: Palm Reader 2019
- Zodiac Master Plus – Palm Scan
- WonderKey-Cartoon Avatar Maker
- Avatar Creator – Cartoon Emoji
- iMoji – Cartoon Avatar Emojis
- Life Insight-Palm & Animal Face
- Curiosity Lab-Fun Encyclopedia
- Quick Art: 1-Tap Photo Editor