MENU
klinika

Gjimnazet rihapin dyert

31 mijë maturantë rikthehen sot për 3 javë mësim

18.05.2020 - 07:50

Gjimnazet rihapen sot në Shqipëri për herë të parë që prej mbylljes nga pandemia. Janë 500 gjimnaze që sot hapin dyert për 31 mijë maturantë.

Ata do të zhvillojnë 3 javë konsultime për lëndët e matematikës, letërsisë, anglishtes dhe lëndët me zgjedhje pasi në qershor kanë provimet.

Nuk ka asnjë maturant që lejohet në Tiranë pa mjetet mbrojtëse në gjimnaz ndërkohë që rregullat që do të ndjekin janë të thjeshta pasi do të ulen vetë në banka, me dezinfektant, maska ndërkohë që dhe në rreshtim duhet të mbajnë distancimin social.