MENU
klinika

Humbën jetën 39 tifozë

35 vjet nga tragjedia, Juve fitoi Champions-in e parë

29.05.2020 - 19:26

Juventus ka fituar dy tituj të Champions League, por i pari është vërtet i veçantë. Pikërisht si sot e 35 vjet më parë, data 29 maj do të mbetet thellë e ngulitur te tifozët e Juventusit dhe jo vetëm, pasi atë ditë ndodhi tragjedia e madhe.

Bardhezinjtë ngrinin në qiell Champions-in e parë në histori, por në të njëjtën kohë nuk kishin mësuar për tragjedinë e ndodhur përpara fillimit të ndeshjes me anglezët e Liverpool.

Në atë ndeshje, rënia e një tribune shkaktoi një tragjedi që mund të ishte shmangur. Përpara se të ngrihej trofeu i Kupës së Kampioneve, humbën jetën 39 tifozë të Juventusit, nga të cilët 32 italianë, ndërsa shifrat folën edhe për 600 të plagosur.

Finalja u zhvillua në Heysel të Brukselit. Ndonëse 35 vite më vonë, pamjet vazhdojnë të jenë të gjalla, lotët nuk ndalen kurrë, por familjarët e viktimave dhe klubet në fjalë nuk mungojnë asnjëherë së kujtuari këtë datë të trishtë.

Gjithsesi, për Juventusin dhe juventinët, kjo datë nderohet edhe me kujtimin e suksesit të finales së Champions-it, me rezultatin 1-0, fitore e vulosur nga penalltia e Mishel Platini në minutën e 58-të të ndeshjes.

Duhej të ishte një festë e madhe pas ndeshjes, por nuk mund të festohej mes lotëve. Data 29 maj kujtohet nga Juventus dhe Liverpool dhe shpesh mbahet një minutë heshtje kur ka ndeshje. Gjithsesi, mes tragjedisë, Juventus ngriti trofeun më të rëndësishëm europian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zico: Mund të pësonim edhe 6 gola

Ndeshja historike, kur Italia mundi Brazilin në ‘82