MENU
klinika

Mund t'i gjeni kudo

4 përbërësit natyralë që i ndihmojnë flokët tuaj të rriten më shpejt

21.05.2020 - 09:03

Ju sjellim sot një recetë për t’i rritur flokët tuaja në mënyrë të shëndetshme, me një maskë shumë të thjeshtë.

Përbërësit janë të lirë dhe mund të gjenden kudo.

Ju duhet:

  • 1 banane
  • 1 lugë gjelle me mjaltë
  • 1 vezë
  • ½ filxhan me birrë

Udhëzime:

  • Në një blender kombinoni të gjithë përbërësit dhe i përzieni mirë.
  • Aplikojeni përzierjen në të gjithë kokën tuaj, në fillim tek rrënja dhe më pas në të gjithë gjatësinë.
  • E lini të qendrojë për rreth 2 orë dhe më pas e shpëlani me ujë të bollshëm. Këshillohet ta përsërisni këtë maskë për rreth 7 ditë rresht.

Do të mbeteni të kënaqur nga rezultatet!