MENU
klinika

Kosovë

8 rastet me koronavirus nga një klinikë private

10.05.2020 - 07:40

8 rastet e së shtunës me koronavirus, nga një klinikë private gjinekologjike në Prishtinë. Të gjitha rastet e reja me koronavirus të regjistruara të shtunën në Kosovë, janë raste nga një klinikë private gjinekologjike në periferi të Prishtinës, ka bërë të ditur i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

Ahmeti në një postim në Facebook ka treguar se të dielën do të testohen më shumë se 60 persona, kontakte të këtyre rasteve. Ai ka thënë se punëtorët shëndetësorë të kësaj klinike kanë pasur të drejtë lëvizjeje gjatë pandemisë, dhe një numër i tyre kanë punuar edhe në institucione publike shëndetësore.

“Rasti i djeshëm në Prishtinë dhe rastet e tjera sot jo vetëm në Prishtinë janë të gjitha nga një klinikë private gjinekologjike në periferi të Prishtinës. Pra edhe rasti i Obiliqit, Klinës dhe Gjilanit janë ose punëtorë ose familjarë të punëtorëve të Klinikës. Punëtorët shëndetësorë kanë pas të drejten e lëvizjes gjate pandemisë. Një numër i tyre punojnë edhe në institucionet publike shëndetësore. Nesër do të bëhen mbi 60 testime të kontakteve të këtij rasti. Edhe këtë sfidë do ta kalojmë e ne si Komunë presim rekomandimet e IKSHP dhe Ministrisë së shëndetësise për izolimet e këtyre rasteve dhe ndalimin e përhapjes së virusit. Këto raste të reja na tregojnë rrezikun që e kanë punëtorët shëndetësorë në punën e tyre”, ka shkruar ai.