MENU
klinika

Trendi i këtij viti

A do kemi dasma VIP këtë vit?

31.05.2020 - 13:15

Marçela Lati e ftuar në emisionin “Mes Yjesh” u përgjigj për moderatoren Xhesi Muçaj nëse ka pasur ndonjë planifikim të një dasme VIP ose një anullim.

Organizatorja e eventeve u shpreh se në fakt nuk ka pasur asnjë dasëm vip të planifikuar apo të anulluar.

Mesa duket VIP- at këtë vit janë përfshirë më shumë në krijimin e një familje pasi kujtojmë se këto muaj kemi pasur shumë nëna VIP të cilat na kanë lajmëruar për shtatzanitë e tyre. Eventet si baby shower do të jenë trendi i këtij viti.

E pyetur nga moderatorja Xhesi Muçaj se si do të zhvillohet biznesi i dasmave në vazhdimësi, Marçela u përgjigj se nuk ka pasur shumë anullime, por janë shtyrë për vitin tjetër çka sjell një rrëmujë të madhe në orare.