MENU
klinika

Takimi pas tensioneve për Teatrin Kombëtar

A do të miratohet “Reforma Zgjedhore”? Çfarë do ndodhë nesër në Pallatin e Kongreseve?

25.05.2020 - 09:18

Nesër në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet takimi i radhës i Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore. Takimi vjen pas tensioneve të krijuara nga shembja e Teatrit Kombëtar, që solli tension në situatën politike në vend.

Afati i përfundimit të reformës është 31 maji. Në një lidhje për Euronews Albania, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi u shpreh besimplotë se reforma e nisur do të përmbyllet brenda afatit të caktuar, por për këtë sipas tij duhet impenjim i plotë në nivelin politik dhe teknik.

“Këshilli e rifilloi punën më 11 maj dhe sot 2 javë më pas të çuara dëm prej një serie veprimesh të dëmshme politike. Rama fillimisht vuri kushte, vija të kuqe për çështje kardinale të procesit, që do të thoshin heqje e garancive për opozitën gjë që nuk do të ndodhë. Dhe më tej shembja e teatrit që e vonoi edhe me një javë procesin. Ato qe ne kemi propozuar gjatë bisedimeve nuk janë çështje vetëm të interesit tonë, janë në interes të zgjedhësve. P.sh., votimi elektronik, është një propozim që votimi të jetë i thjeshtë dhe të mos manipulohet.

Kodi zgjedhor është i mirë kështu siç është thotë ODIHR, por mungon vullneti politik nga jashtë. Ne po përpiqemi të gjejmë mekanizma që kodi të funksionojë. Ndaj kemi kërkuar qeveri tanzitore, për të garantuar neutralitetin në procesin zgjedhore. Duhet një qeveri që t’i ketë jashtë duart nga zgjedhjet”, tha Bylykbashi.

"Më futën një dru, më shtrembëruan nofullën"

I liruari me amnisti zbulon prapaskenat se si janë kushtet në burg

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

Ja çfarë shkruan revista amerikane!

Planet e dhëndrit të Trump për Deltën e Vjosës

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!