MENU
klinika

"Vaksina e tuberkulozi"

A është Europa Lindore me rezistencë ndaj Koronavirusit?

02.05.2020 - 14:46

E keni pyetur veten se pse numri i njerëzve të infektuar me Covid-19 është shumë më i lartë në vendet përëndimore të kontinentit tonë krahasuar me vendet ish-komuniste?

Gjatë ditëve të fundit, në majën e artikujve më të lexuar, veçanërisht në Europë, janë përkthimet dhe adaptimet e një artikulli nga revista “Science” i titulluar “Mundet që vaksina një shekullore e turbekulozit ta nxisë sistemin imunitar të jetë efektiv ndaj koronavirusit
Vaksina e njohur me emërtimin BCG (Bacillus Calmette-Guërin) është me të vërtetë 100 vjeçe dhe është përdorur në mënyrë të pabarabartë në pjesët lindore dhe perëndimore të Europës.
Sipas Doktoreshës Lyubima Despotova, presidente e Shoqërisë Bullgare për Kujdesin Shëndetësor Afatgjatë dhe Mjekësisë Lehtësuesë (Long-Term Care and Palliative Medicine), shpërndarja botërore e hartës së Covid-19 përkon me hartën e politikave të vaksinimeve.

Vendet qe kanë abandonuar BCG-në janë aktualisht në mes të luftës ndaj pandemisë dhe janë goditur rëndshëm prej saj.
Ajo citoi shembullin e Gjermansië, duke treguar një hartë që jep zhvillimin e koronavirusit në territorin gjerman dhe ilustron përhapjen e sëmundjes me detaj, e i mëshoi faktit se ka një diferencë të dukshme midis Gjermanisë lindore dhe Gjermanisë perëndimore. Gjermania Lindore rezulton të jetë gjer në tre herë më pak e prekur nga ky virus.

Një tjetër shembull që ajo dha është Portugalia e cila ka praktikuar vaksinimin e BCG-së (pra të turbekulozit), ndryshe nga Spanja që është dhe një nga vendet më të prekura.

Ne do t’ia lemë në dorë shkencëtarëve t’a konfirmojnë apo zbërthejnë këtë teori. Mund të ketë e shpjegime të tjera, mbase vendet ish-komuniste vazhdojnë të jenë më pak të ekspozuara ndaj lëvizjeve masive të popullsive.
Një tjetër shpjegim mund të jetë që popullsia e Europës Lindore është më e disiplinuar në respektimin e udhëzimeve të vetë-izolimit dhe karantinimit. Në kryeqytetet e Europës Lindore vështirë të të bie rasti të shohësh dikë në rrugë pa maskë. Ndërsa në Bruksel të pakët janë njerëzit me maska, e madje maskat nuk janë të lehta për t’u gjetur, gjë që është skandaloze.

Mbase europiano-lindorët e marrin kërcënimin e koronavirusit më seriozisht. Në të njëjtën mënyrë si ata e kanë kundërshtuar me vendosmëri ardhjen e emigrimin e azilantëve a thua se ata do të shkatërronin shoqëritë e tyre ashtu si nëpër filmat fantastiko shkencorë.
Mund të ketë arsye të tjera gjithashtu. Por hipoteza me vaksinën e turbekulozit do të investigohet. Madje kërkues akademikë nga katër vende të ndryshme do të nisin provat eksperimentale me 1,000 punonjës të shëndetësisë në spitalet hollandeze. Mbase vaksina e vjetër kualitative do të japë rezultate në fund e do ta tregojë veten. /Euractiv

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore