MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A është ngjitës “zjarri i natës”?

14.05.2020 - 08:30

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:  Jam një burrë 56 vjeç dhe doja të merrja më shumë informacion rreth sëmundjes së “Zjarrit të natës”. Doja të dija nëse është ngjitëse, çfarë pasojash sjell në organizëm dhe si mund të mjekohet?

Mjeku:  Së pari doja të sqaroja Herpes Zoster apo si njihet në popull “Zjarri i natës” nuk është sëmundje ngjitëse, por nuk është sëmundje që lë imunitet. Kjo do të thotë se personat që kanë vuajtur njëherë nga kjo sëmundje, nëse bien sërish në kontakt me virusin, mund të sëmuren përsëri. Për sa i përket pasojave që sjell në organizëm, do të shtoja se komplikacionet variojnë nga vendi ku shfaqet sëmundja. Kështu në rastin e herpesit oftalmik mund të shfaqet parezë e muskujve të syrit, nëse shfaqet në vesh, mund të shkaktohen dëmtime të nervit të dëgjimit.

Kjo është një sëmundje,që ka një trajtim kryesisht simptomatik, por mund të jetë dhe i përgjithshëm. Lokalisht mjekohet me solucione antiseptik dhe pomada që përmbajnë antivirusal dhe antibakterial. Mjekimi i përgjithshëm antiviral përmban dhe antibiotik, i cili përdoret për të shmangur infeksionet sekondare. Njëkohësisht rekomandohet marrja e vitaminave të grupit B, që ndihmojnë në riaftësimin e nervit të dëmtuar. Mund të përdoren analgjezikë kundra dhimbjeve e sidomos në darkë. Pas shërimit klinik, kundra nevralgjive, rekomandohet diatermia dhe rrezet ultraviolet.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.