MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A mund të transmetohet koronavirusi nga pickimi i mushkonjave?

29.05.2020 - 09:19

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:  A mund të transmetohet koronavirusi nga pickimi i mushkonjave?

Përgjigjet mjeku: Sipas studimeve të fundit, nuk ka asnjë informacion lidhur me faktin nëse COVID-19 mund të transmetohet nga pickimi i mushkonjave. Sipas informacioneve të deritanishme COVID19 është një virus i cili përhapet nëpërmjet spërklave nga personi i infektuar tek të tjerët, pra disa nga mënyrat e transmetimit janë tështimat, kollitjet etj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.