MENU
klinika

Nxirret një trup i pajetë

Aksident në Gramsh- Cërrik, automjeti përfundon në liqen

18.05.2020 - 13:02

Një aksident fatal ka ndodhur në aksin Gramsh- Cërrik pasi një automjet ka përfunduar në liqenin e Banjës ku deri tani mësohet se ka një viktimë të moshës 50- vjeçare.

Deri tani nuk dihet se sa persona kanë qenë në automjet por zjarrfikëset po punojnë për nxjerrjen e automjetit.

Ndërkohë vendi ka ndodhur në një shesh pushim dhe nuk dihen shkaqet se pse automjet ka përfunduar në liqen. Automjeti përfundoi në një thellësi 40 metra në liqen.