MENU
klinika

Vera nuk kalohet pa muzikë të mirë

Alban Skënderaj dhe Elgit Doda kanë gati një surprizë

29.05.2020 - 12:17

Alban Skënderaj dhe producenti i njohur Elgit Doda po bashkëpunojnë së fundmi për një projekt që do të vijë shumë shpejt.

Ata do të sjellin një këngë të re që do të na shoqërojë gjatë muajve të verës, ndërsa ne po presim me padurim ta dëgjojmë.

Albani dhe Elgiti kanë xhiruar në të njëjtin vend në bregdet dhe në rrjete sociale nuk kanë munguar as fotot e tyre.

Për më tepër, Skënderaj ka dhënë disa detaje nga kënga e re, për të cilën tregon se do të vijë së shpejti.

“Je spirance ne detin tim ⚓️
Je kripe e veres time ?
#seshpejti ?”- shkruan këngëtari krahas fotos së tij, duke na bërë të presim me padurim për një tjetër hit.

Duket se pas karantinës djemtë do të kthehen fuqishëm dhe ky është lajmi që të gjithë donim të dëgjonim këto ditë!