MENU
klinika

Investimet në rrjetin e kanalizimeve

Ambasadori zviceran e ministri Lleshaj vizitë në Lezhë

26.05.2020 - 15:33

Vizita në investimet e përbashkëta ndërmjet qeverisë shqiptare dhe atë të Zvicrës ka mbledhur sot në një tryeze ambasadorin zviceran Adrian Maitre, ministrin Sandër Lleshaj si dhe kryetarin e Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu.

Sot Lezha është një nga qytetet me të mirë furnizuara me ujë, dhe kjo ka ardhur si shkak i bashkëpunimit të qeverisë shqiptare me shtetet partnere sidomos atë të Zvicrës tha në fjalën e tij kreu i bashkisë Ndreu, ndërkohë që po projektohet edhe një ndërhyrje tërësore ne te gjitha kanalizimet e ujërave të bardha e të zeza, duke eliminuar edhe përmbytjet në disa lagje të qytetit. Ambasadorin zviceran Adrian Maitre tha se “kjo është një vizite domethënëse pasi që kur kam marrë këtë detyrë kam diktuar për projektet qe ne kemi per ndërhyrjet ne kanalizimet e ujërave te ndotura ne këtë zone dhe se elementi i bashkëpunimit është edhe aseti me pozitiv”.

kolana e librave

Ministri Lleshaj tha se Lezha si vendi i Besëlidhjes është mjaft i veçantë, pasi ka shume për të ofruara jo vetëm për të shkuarën e sajë të lavdishme por edhe të ardhmen pasi është një qytet me potencial të madh zhvillimi. Bashkia e Lezhës pritet që të këtë disa investime të rëndësishme në vijim siç është ujësjellësi i Shëngjinit dhe fshatrave Gocaj e Kakarriq, por edhe në sistemimin e ujërave te ndotura në të gjithë qytetin.