MENU
klinika

Lulëzoi në kohë pandemie!

Aplikacioni që kërcënon hegjemoninë e Facebook kalon 2 miliardë shkarkime

01.05.2020 - 16:42

TikTok po lulëzon gjatë pandemisë globale ndërsa firma analitike Sensor Tower zbuloi se platforma e medias sociale është shkarkuar mëse 2 miliardë herë në mbarë botën

Vetëm në tre mujorin e fundit është shkarkuar 315 milionë herë në App Store dhe Google Play. Këto statistika nuk vinë nga dyqane aplikacionesh të palëve të treta të cilat janë shumë popullore në Kinë.

Sensor Tower zbuloi se India, Kina dhe SHBA janë vendet me shkarkimet më të larta. Por të thuash se TikTok po rritet për shkak të pandemisë është gabim.

Aplikacioni është pëlqyer së shumti nga moshat e reja edhe përpara pandemisë e ndërsa njerëzit kanë ngelur në shtëpi për shkak të Covid-19 janë vënë në kërkim të mënyrave sesi të shpenzojnë kohën.

Edhe rrjetet e tjera sociale janë rritur gjatë kësaj periudhe po jo në një masë të tillë. Snapchat shënoi rritje me 11 milionë përdorues.

TikTok është aplikacioni i parë përveç atyre të Facebook që kalon 2 miliardë shkarkime. Aplikacione si YouTube dhe Gmail kanë shkuar në 5 miliardë shkarkime por kujtojmë se ato vinë të para-instaluar tek të gjithë telefonët Android.