MENU
klinika

Moderatorja jep lajmin në ditëlindjen e Eduartit

Arbana Osmani shtatzënë për herë të dytë

07.05.2020 - 10:16

Arbana Osmani dhe partneri i saj, Eduart Grishaj, festojnë sot të dy ditëlindjen dhe me këtë rast, moderatorja zbuloi në Instagram edhe faktin që është në pritje të ëmbël.

“Gëzuar ditëlindjen për shpirtin tim binjak, shokun e ngushtë, njeriun që gëzon zemrën time, i cili së shpejti do të bëhet baba. Të dua.”

Arbana Osmani shtatzënë për herë të dytë

Në fillim të marsit, Anabel.al dhe ndjekës në rrjete social vunë re detaje të dyshimta gjatë një puntate të “Dua të të bëj të lumtur”. Veshja nga Elisabetta Franchi nxirrte në pah barkun paksa të rrumbullakosur dhe për më tepër, regjia (nën drejtimin e Eduart Grishajt) kujdesej që moderatorja të kishte përgjithësisht një plan bust.

Moderatorja nuk zbuloi detaje të tjera për shtatzëninë. Ky është fëmija i parë i çiftit. Arbana është nënë e një djali, Jonit, nga martesa me ish-bashkëshortin, Ardit Kero.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain