MENU
klinika

Ja ç'thotë blogerja

Armina Mevlani shtatzënë?!

28.05.2020 - 11:23

Një postim i Armina Mevlanit në Instagram dje, bëri të lindin dyshimet se blogerja e njohur shqiptare mund të jetë shtatzënë!

Pozicioni në profil që kishte marrë Armina në një foto ku shfaqej e veshur me pantallona pas trupit dhe një bluzë të futur në to, i tregonte asaj një fryrje të lehtë barku, që ra në sy!

“Dosja.al” shkruante dje se Armina mund të jetë në pritje të ëmbël për herë të parë, por blogerja ka reaguar ekskluzivisht për “iconstyle.al” duke u shprehur se nuk është e vërtetë.

Armina tregoi se është thjesht një fryrje e lehtë barku që çdokujt mund t’i ndodhë në momente të caktuara!

“Nuk është e vërtetë. Pak të shohin barkun e fryrë një moment, të bëjnë shtatzënë”, tha Armina duke e marrë me shumë pozitivitet situatën.

Kjo nuk është hera e parë që Armina përflitet për një shtatzëni, duke qenë se ajo planifikom të martohet me partnerin Shkëlzen Berisha, pas propozimit romantik në Como, Itali!

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?