MENU
klinika

Më pas ra pandemia

Ata blenë shtëpi me 1 euro në Itali, por…

25.05.2020 - 12:17

Kur qytetet italiane filluan të ofrojnë shtëpi për shitje për vetëm 1 euro, ata frymëzuan legjionet e ëndërrimtarëve për ta kapur këtë rast unik për tu transferuar në një cep të largët të Italisë.

Edhe pse harxhimi i disa mijëra dollarëve shtesë për rinovimin e pronës ishte zakonisht pjesë e marrëveshjes, ajo u ëmbëlsua nga perspektiva e një jete të re në një vend idilik e të bukur.

Por më pas goditi koronavirusi, duke e zhytur botën në krizë, me Italinë ndër vendet më të prekura.

Po çfarë ndodh kur ju jeni në karantinë në një shtëpi të shkatërruar në një fshat të largët, ku mezi flisni gjuhën dhe nuk mund të ktheheni në shtëpi tek të dashurit tuaj? A shndërrohet shpejt jeta në makth? Çuditërisht edhe duke pasur parasysh vështirësitë që pasuan, përgjigjja duket se është, jo.

CNN foli me disa njerëz që blenë disa nga shtëpitë italiane që ofroheshin lirë nga qytete që duan të kthejnë popullsinë e ‘humbur’ për arsye të ndryshme.

Sipas artikullit ata ndjeheshin optimistë dhe të etur për të përfunduar rimodelimin e pronave të tyre duke e realizuar kështu ëndrrën e tyre italiane.

Pavarësisht nga kthesa e papritur e ngjarjeve, duket se ngecja në Itali nuk ka qenë një përvojë kaq negative për të gjithë. Kriza e virusit i ka bërë ata të vlerësojnë edhe më shumë bukurinë e fshatrave rurale të Italisë – aq sa disa kërkojnë të investojnë në prona më të lira.

Artisti me qendër në Miami, Alvaro Solorzano aktualisht është i mbërthyer në Mussomeli, një qytet piktoresk në ishullin jugor të Siçilisë ku vitin e kaluar ai bleu dy prona të lira – njëra prej tyre kushton vetëm një euro, ose pak më shumë se një dollar.

Në mars ai arriti me të shoqen, djalin dhe të dashurën e djalit për të filluar rinovimin e shtëpive. Tre të tjerët u kthyen përsëri në Miami dhe Solorzano supozohej t’i bashkohej atyre disa javë më vonë, por më pas fluturimi i tij u anulua.

“Kam humbur gjurmët e kohës. Ne kemi ardhur këtu së bashku dhe unë përfundova të jetoj karantinën në Mussomeli tërësisht i vetëm, pa asnjë mobilje vetëm një shtrat dhe TV, dhe askënd për të biseduar,” i thotë ai CNN.

“Kjo ishte gjëja më e vështirë. Sikur gruaja ose djali im të ishin me mua, do të kishte qenë ndryshe”.

Pavarësisht vështirësisë fillestare, ai thotë se fqinjët e tij të rinj e ndihmuan atë gjatë gjithë eksperiencës së vështirë.

Fillimisht kufizimet e ashpra tani janë lehtësuar në Itali, duke e lejuar atë të shëtisë, por në fillim ishte e vështirë, pranon ai, pasi nuk kishte asgjë për të bërë.

“Ishte e tmerrshme, thjesht duke qëndruar në shtëpi, ndihesha sikur isha ndonjëherë në burg.”

Karantina Siciliane e Solorzano e ka bërë atë të dashurojë edhe më shumë Mussomeli.

Vështirësia në vend që të vriste entuziazmin për aventurën e tij të re, ka nxitur një dëshirë për të blerë një ndërtesë të tretë të braktisur dhe për të shijuar e vlerësuar më shumë gjërat e vogla dhe të thjeshta që ofron vendi.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?