MENU
klinika

Nënkampionia e botës

Atletja refuzoi 200 mijë euro në muaj për prostitutë

16.05.2020 - 21:30

Gjatë këtyre muajve të pandemisë shumë shërbime janë kryer online. Një ndër to është edhe videot me pullë të kuqe. Atletja ruse Darya Klishina ka pranuar se ka marrë një ofertë të pahijshme për t’u bërë prostitutë përmes rrjetit social Instagram. 

Ajo aktualisht jeton jashtë Rusisë, në Atlanta, dhe për mediat ruse ka rrëfyer për këtë çështje: “Mund ta imagjinoni? Mora një ofertë të turpshme gjashtë muaj më parë. Isha e shokuar”, – e nis Klishina historinë e saj.

“Nuk e kam zakon të jem e vrazhdë, por e refuzova ofertën pa asnjë dyshim. Por, ata nuk ndaleshin dhe më thonin se do të fitoja 200 mijë euro në muaj”, – tregon më tej ajo.

Gjithashtu, Klishina është rrëfyer edhe për një seancë fotografike për një revistë për meshkuj në Rusi, kur ajo ishte në fillim të karrierës së saj: “Jam e lumtur për trupin tim dhe nuk kam asgjë për t’u turpëruar, por ajo seancë ishte pak a shumë për mua. Kur më kërkuan të hiqja rrobat, isha në siklet”.

Suksesi më i madh i Klisinas si atlete ishte medalja e argjendtë në Kampionatin Botëror në Londër gjatë vitit 2017. Bukuroshja ruse është shumë e popullarizuar në vendin e saj, teksa numëron plot 300 mijë ndjekës në Instagram.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Falimentimi i ish-kampionit të botës

Nga bigamia, borxhet e burgu, ana e errët e Dinhos