MENU
klinika

Gëzimi pa shkëlqim

Atmosferë e ftohtë, festa e Kupës me distancim

30.05.2020 - 10:51

Që mungesa e tifozëve në stadiume është e hidhur, kjo dihet, por qenka gati e trishtë kur duhet të ngresh një trofe dhe nuk mund ta ndash këtë gëzim me fansat e tu.

Kjo ka ndodhur dje në Austri, ku Salzburg ia doli të fitojë Kupën, teksa mposhti në finale Lustenau me rezultatin e thellë 5-0. Ndonëse stadiumi ishte i boshatisur për shkak se tifozëve nuk iu lejohet për shkak të Koronavirusit, lojtarët e Salzburg e kanë festuar fitimin e Kupës.

Futbollistët të lumtur për fitimin e Kupës, kanë festuar, por duke respektuar rregullat, siç është distancimi fizik. Lojtarët ngritën Kupën në mes të stadiumit, ndërkohë që tifozët e tyre e festuan këtë nga shtëpitë, duke ditur se e kanë të pamundur të ishin pranë skuadrës së tyre në stadium.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN