MENU
klinika

Ekonomia ka nevojë!

Banka e Shqipërisë: Do shtypen lekë!

05.05.2020 - 10:22

Ekonomia ka nevojë të furnizohet me kartëmonedha të reja. Këtë njofton Banka e Shqipërisë me arsyetimin për të rritur kapacitetin dhe garantimin e furnizimit me kartëmonedha të ekonomisë.

Kështu, Banka argumenton se paratë në qarkullim nuk do të mungojnë, për të plotesuar kërkesat e tregut për para fizike po ashtu duke siguruar stok të mjaftueshëm, për të përballuar nevojat në rritje të ekonomisë shqiptare.

Si një masë për krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia, Banka do të përdorë instrumentin duke shtypur kartëmonedhat e reja për të përballuar situatën.

Ndërkaq pak ditë më parë, drejtori i politikës monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli tha:

Në lidhje me shtypjen e kartëmonedhave është një definicion pak popullor i instrumenteve që ka në dispozicion Banka e Shqipërisë, mund të them që është në listën e planeve kontingjente të Bankës së Shqipërisë. Jo thjesht në shtypjen e parave por në kuptimin e blerjes së letrave me vlerë të qeverisë në tregun sekondar ato që në literaturë njihen si programet e lehtësimit sasior dhe që synojnë të rrisin likuiditetin në ekonomi.

Pra duke filluar nga sektori bankar duke vijuar më tej nëpërmjet zinxhirit funksionues të tij që në ekonomi të rritet sasia e mjeteve monetare që ka në qarkullim ose në dispozicion blerje dhe shpenzime. Po janë pjesë e planeve tona kontingjente. Ndërsa përdorimi i rezervës është një masë e ekstremit të fundit që shpresoj të mos të na duhet ta aktivizojmë dhe jam i bindur që nuk do të shkojmë deri në aktivizimin e saj. Por po programet e lehtësimit sasior janë në listën e planeve strategjike të Bankës së Shqipërisë.

-Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë deri në datën 23.4.2020, paraja në qarkullim është rritur me 6.4 miliardë lekë krahasuar me 31.3.2020 dhe me 9.6 miliardë lekë krahasuar me fundin e vitit 2019.

Në muajin prill, paraja në qarkullim krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me 5.7 miliardë lekë dhe nga fillimi i vitit është rritur me 9.4 miliardë lekë.

Ndër masat e tjera që mori Banka janë:

-Ulja e normës bazë të interesit nga 1% në 0.5%

-Shtyrja e kësteve të kredisë për tre muaj

-Banka e Shqipërisë po punon për prodhimin e kartëmonedhave të serisë së re, prerjet 1000 Lekë dhe 10000 Lekë, të cilat do të hidhen në qarkullim brenda këtij viti.

Pagesat për profesionistët e lirë

Afati i fundit për të rifreskuar llogarinë bankare

Kushtet që duhet të plotësohen

Pensionet familjare, kush përfiton?

Kostot e prodhimit të produkteve po rriten më ngadalë

Si pritet të jenë çmimet për festa?

Lehtësohen lejet e ndërtimit në fshat

Detaje nga projektligji i qeverisë për faljen e gjobave