MENU
klinika

Reshje në zonat malore

Bien temperaturat, bora ‘zbardh’ Kosovën

26.05.2020 - 09:00

Rënia e temperaturave ditëve të fundit ka bërë që në zonat malore në Kosovë të ketë sërish reshje bore.

Reshje të borës kanë rënë edhe mëngjesin e sotëm në Prevallë. Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale shihet se tashmë bora ka zbardhur çdo gjë.

Mot jo i qëndrueshëm, me vranësira dhe herë-herë i shoqëruar me reshje shiu parashikohet edhe sot.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius.