MENU
klinika

Në pritej të një përgjigjeje

Bizneset i kërkojnë Bashkisë së Vlorës zgjatjen e orarit

07.05.2020 - 10:59

35 bizneseve të vendosura përgjatë shëtitores së Lungomares në Vlorë kanë firmosur një shkresë ku i kërkojnë bashkisë së Vlorës zgjatjen e orarit të ushtrimit të aktivitetit nga ana e tyre përtej orës 17:30.

Kërkesa e tyre u depozitua në Bashki nga një përfaqësi prej katër personash dhe tashmë do të jenë në pritje të përgjigjes së kryebashkiakut Leli.

Vlora është në hartën e zonave të gjelbërta prej ditës së hënë ku ka më shumë lirshmëri të lëvizjes brenda qytetit por fasha e orarit mbetet e njëjtë si në të gjithë vendin, 05:00 me 17:30.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tregtarët në protestë para bashkisë

Mbyllet “tregu i orizit” në Vlorë