MENU
klinika

Plazh pas tërmetit e pandemisë

Bizneset në Durrës nisin sezonin turistik “nga zero”

14.05.2020 - 12:26

Ky sezon veror parashikohet i vështirë nga operatorët turistikë në Durrës që përballet me pasojat e tërmetit dhe pandemisë. Ata thonë se prenotimet janë anuluar masivisht, duke i detyruar që ta nisin çdo gjë nga zero.

Fillimisht tërmeti e më pas pandemia. Ky sezon veror është parashikuar të jetë i vështirë për biznesin në plazhin e Durrësit.

Hotele e restorante po përgatisin plazhet sipas protokolleve, ndërsa po riparojnë pasojat e 26 nëntorit. Presin datën për hapjen e plazhit, por nuk janë optimist.

Prenotimet janë anuluar të gjitha, deri në fund të sezonit. Humbjet dhe pasigurinë për të ardhmen i konsiderojnë pengesë të lartë drejt rimëkëmbjes!

Ndaj në vazhdimësi kanë kërkuar ndihmën e qeverisë përmes uljes së barrës fiskale. Autoritetet kanë hartuar një protokoll të detajuar për masat që duhet të marrin bizneset dhe pushuesit në plazhe këtë verë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si goditën tërmeti dhe virusi pikën e fortë të qytetit?

Durrësi në kohën e pandemisë