MENU
klinika

Efektet e COVID-19 në punësim

Bizneset “ruajtën” stafin, buxheti humbi 9.7 milionë euro

22.05.2020 - 12:19

Pandemia e Coronavirus duket se zyrtarisht nuk e ka goditur punësimin në përmasa të mëdha, pavarësisht masave të marra nga qeveria të cilat çuan në mbylljen e një sërë biznesesh. Kështu, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në 4 muajt e parë të vitit në buxhetin e shteti u mblodhën nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore në total 32.2 miliardë lekë, nga 32.6 miliardë lekë që u mblodhën në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kështu, vetëm nga sigurimet shoqërore, që është tregues zyrtar i punësimit, të ardhurat ishin 27.8 miliardë lekë në 4 mujor, me një rënie vetëm vetëm prej 1.4 për qind në raport me faktin 2019, ndërsa në raport me planifikimin e bërë për këtë periudhë rezulton që janë akumuluar të ardhura në nivelin 1.5 për qind më shumë.

Sa i takon dy muajve të pandemisë Janar-Prill, buxheti i shtetit ka humbur 1.2 miliardë lekë apo 9.7 milion euro nga sigurimet shoqërore, ku pesha më e madhe është ndjerë në muajin Mars, ndërsa në Prill rënia është më e lehtë.

Kjo tregon që pavarësisht situates dhe trembjes së fillimit, bizneset janë përpjekur të mbajnë stafin e tyre duke u paguar sigurimet shoqërore, ndërsa qeveria ka mundësuar dhënien e pagës së luftës prej 26 mijë lekësh për 60 mijë të punësuar për tre muaj, ndërsa për 176 mijë të tjerë po procesohet dhënia e një page prej 40 mijë lekësh, për të minimizuar pasojat e COVID-19.

Buxheti i shtetit ka humbur rreth 9.7 milionë euro nga kontributet e të punësuarve gjatë periudhës së COVID-19, ndërsa në 4 mujor të ardhurat ranë me vetëm 1.4 për qind.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


CNBC/ Ekspertët: Planifikoni tani para se...

“Kina është ende Kinë, ekonomia ende ekonomi”