MENU
klinika

Futbolli mbetet pezull

Çdo gjë hapet në Shqipëri…përveç sportit

15.05.2020 - 20:37

Pavarësisht se FSHF dhe klubet ranë dakord për datën 3 qershor për të rifilluar kampionatin, Qeveria nuk lehtëson hapjen për sportin. Kryeministri Edi Rama foli për lehtësimin e masave për javën e ardhshme, gjithmonë, duke parë edhe shifrat e të infektuarve në rang vendi.

“Nga e hëna, përveç transpotit publik, aktiviteteve sportive, kulturore në mjedise të mbyllura, nuk do kemi asgjë tjetër të mbyllur. Përveç transportit public, që do flas më pas, të gjitha do jenë hapur. Hiq bare dhe restorante në mjedise të mbyllura, teatro e kinema, palestra, lokale lodrash për fëmijë në mjedise të mbyllura, gjithçka do jetë hapur”, – tha Rama.

Kjo nuk është një përgjigje të saktë nëse stërvitjet në grup dhe sezoni i ndërprerë I futbollit marrin miratimin e Qeverisë. Duke parë edhe deklaratën e kreut të UEFA-s, i cili thekson se “topin” e ka në dorë qeveria e një vendi, atëherë duket se gjithçka mbetet sërish pezull.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sezoni përfundon me finalen e Kupës

FSHF dhe klubet vendosin datën për ristartin