MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë duhet të kuptoj me mungesë të serotoninës dhe si ta trajtoj?

22.05.2020 - 12:01

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë duhet të kuptoj me mungesë të serotoninës dhe si ta trajtoj?

Mjeku: Një mungesë serioze e serotoninës pothuajse gjithnjë manifestohet me depresion, stres dhe humor të keq. Për më tepër, njerëzit me një mungesë serotonine shpesh ndryshojnë zakonet e tyre të të ngrënit.

Nëse ndiheni sikur hani një tortë të tërë me çokollatë ose keni parë ëndërra me patate të skuqura gjatë natës, kjo është mënyra sesi trupi juaj sinjalizon se keni mangësi të hormonit të lumturisë. Burimet natyrore të serotoninës janë vezët, arrat dhe ananasi. Ky i fundit përmban bromelain, është një ferment që pengon fryrjenn.

Ushtrimet fizike dhe kalimi i sa më shumë kohe jashtë jashtë rrit nivelin e serotoninës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.