MENU
klinika

Ndryshe nga 70 vjet më parë...

Çfarë e pret Evropën pas pandemisë?

14.05.2020 - 16:00

Beteja për të mposhtur pandeminë Covid-19 shpesh ka  bërë që të flitet sikur jemi në luftë. Në fjalimin e tij të Shën Patrikut për vendin, Taoiseach Leo Varadkar i referohej Irlandës të ishte “në mes të një emergjence globale dhe kombëtare”.

Evropa është e njohur me luftërat. Gjatë shekullit të 20-të, kontinenti Evropian kaloi dy luftëra katastrofike botërore.

Dita e Evropës, e festuar në 9 maj të çdo viti, ofron një moment për Evropianët të kujtojnë se si BE doli nga lufta, dhe të festojnë paqen dhe unitetin në Evropë.

Më 9 maj 1950, Ministri i Jashtëm Francez, Robert Schuman paraqiti propozimet e tij për krijimin e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut (ECSC) që synonin fillimin e një procesi të bashkëpunimit dhe integrimit ekonomik dhe politik. Plani i tij, i njohur si “Deklarata e Schumanit”, vlerësohet se ka shënuar fillesat e krijimit të asaj që tani njihet si Bashkimi Evropian.

Këtë vit ishte 70-vjetori i Deklaratës së Schumanit, por festimet e Ditës së Evropës u ndërprenë pasi evropianët po “luftojnë” me një pandemi globale dhe shumë probleme konomike. BE synon të jetë pjesë e zgjidhjes për këto kriza të ndërlidhura.

Në vitet që nga krijimi i saj në vitet 1950, Unioni është rritur në përmasa, ka forcuar bazën e tij institucionale dhe ka zgjeruar kompetencën e politikës. Tani ka disa aftësi për t’iu përgjigjur çështjeve të shumta të shkaktuara nga kriza e sotme shumë e ndryshme e Covid-19.

Por procesi ka zbuluar edhe disa dallime midis vendeve anëtare të BE-së. Gjetja e konsensusit mbetet një sfidë për liderët evropianë.

Kjo nuk është hera e parë që BE përballet me kriza vitet e fundit. Që nga viti 2008, BE është përballur me atë që është cilësuar si “polikrizë” nga ish-Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

Krizat e shumta kanë përfshirë krizën financiare globale, krizën e migracionit, sfidat gjeopolitike në kufijtë Lindorë të Evropës, prapambetjen demokratike në pjesë të Evropës Qendrore dhe Lindore, një marrëdhënie gjithnjë e më antagoniste SHBA-BE (që nga zgjedhja e Donald Trump si President i SHBA), vala e Euroscepticizmit, dhe largimin e Mbretërisë së Bashkuar.

BE gjithashtu po mendon të ardhmen e vet. Konferenca për të Ardhmen e Evropës do të niste në Ditën e Evropës 2020, por u shty për në shtator. Konferenca ka për qëllim t’u tregojë të gjithë europianëve se çfarë bën BE-ja dhe si funksionon. Rezultati i diskutimeve të Konferencës mund të çojë në një traktat të ri të BE-së.

Dita e Evropës mund të ketë kaluar e qetë këtë vit, por prapë paraqet një mundësi për të kujtuar vetes se në vitet ’50, krijimi i BE-së ishte në përgjigje të përvojës së konfliktit.

Deklarata e Schuman fillon me fjalët: “Paqja botërore nuk mund të mbrohet pa bërë përpjekje në përpjesëtim me rreziqet që e kërcënojnë atë”.

Në vitin 2020, BE dhe vendet anëtare të saj përballen me një lloj armiku shumë të ndryshëm.

Fjalët e Schuman janë një kujtesë e ndërgjegjshme e asaj që është në rrezik dhe e asaj që mund të arrihet nëse fryma e bashkëpunimit mund të shfrytëzohet për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive krizës së jashtëzakonshme me të cilën përballet kjo gjeneratë evropiane.

Përkthyer dhe përshtatur nga RTE/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidentja e Ke-së: Duhen investuar shumë miliarda

“Evropa ka nevojë për një Plan Marshall”

Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi

“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”