MENU
klinika

Pasojat e Covid-19

Çmimet e shtëpive pritet të bien me 16%

07.05.2020 - 10:43

Pandemia e Covid-19 duket se nuk do të ndryshoje vetëm mënyrën e jetesës por edhe tregjet e shit-blerjes së apartamenteve shtëpive në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas një raporti nga Banka e Anglisë, çmimet e shtëpive pas pandemisë do të bien me rreth 16%, rënie kjo që është në përputhje me uljen e vlerës së pronave të banimit gjatë krizës financiare.

Huadhënësit kanë tërhequr produkte hipotekare me vlerë më të lartë për të mbrojtur veten në rast se çmimet bien ndjeshëm ndërsa ekonomia tkurret dhe papunësia rritet.

Mirëpo, Banka e Anglisë, supozon se kjo ulje e çmimeve do të jetë provizore do të ndryshojë gradualisht ndërsa aktiviteti ekonomik në Mbretërinë e Bashkuar të rikuperohet dhe papunësia të bjerë. Ndërkaq, çmimet e shtëpive vetëm gjatë muajit prill ranë 0.6% në krahasim me një muaj më parë, ndërsa shkalla e rritjes vjetore u ngadalësua në 2.7%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bussines Insider/ Paralajmërojnë analistët

“Recesioni global është i pashmangshëm”

Më shumë falimentime se vrasje...

“Nuk është krizë shëndetësore, por ekonomike”


Kostot e prodhimit të produkteve po rriten më ngadalë

Si pritet të jenë çmimet për festa?

Lehtësohen lejet e ndërtimit në fshat

Detaje nga projektligji i qeverisë për faljen e gjobave

Balluku zbulon objektivin për 2025-ën

10 milionë pasagjerë brenda vitit në Rinas

Dhjetëra njësi administrative pa fëmijë

Si po shuhet Jugu i vendit! Popullsia, drejt plakjes