MENU
klinika

Çështje fati? Pse humbën të pasurit e Evropës

Corriere Della Sera: Si fitoi Shqipëria dhe Greqia mbi Covid 19?

23.05.2020 - 14:16

E përditshmja italiane “Corriere Della Sera” i ka kushtuar një shkrim përhapjes së pandemisë së COVID 19 në vendet e Evropës. Sipas shkrimit, të dhënat e grumbulluara na lejojnë të lexojmë historinë e pandemisë dhe del se në Evropë vendet që zakonisht konsiderohen më të dobëta, kanë fituar ndaj virusit. Kanë fituar më pak të pasurit dhe më të varfërit.

Rumania, Bullgaria, Greqia, Shqipëria, Hungaria ose Sllovakia kanë pasur, në proporcion me popullsinë, shumë më pak dhe shpesh më pak se një e dhjeta e vdekjeve, të vendeve të Evropës së pasur, si Franca, Gjermania, Zvicra, Suedia, Belgjika, Danimarka, Britania e Madhe. Kishin shumë më pak infeksione, ata arritën të kontrollojnë kurbën e epidemisë dhe ta përkulin atë më herët.
Por a janë këto të dhëna një çeshtje fati? Corriere Della Sera thotë se ndoshta edhe kjo mund të jetë, por theksohet se: “Ndoshta më pak njerëz që mbartnin virusin, u transferuan në rajonet qendrore dhe lindore të Evropës, në javët vendimtare të janarit dhe shkurtit”.

“Disa të dhëna sugjerojnë se ekziston edhe diçka tjetër: ato vende ishin më modeste në sjelljen e tyre, sepse ishin më të vetëdijshme për brishtësinë e sistemeve të tyre shëndetësore. Kjo është arsyeja pse ato nuk i morën me lehtësi sinjalet që vinin nga Italia dhe Spanja dhe vendosën të zbatojnë regjime më të rrepta të bllokimit, duke e bërë këtë më herët dhe me më rigorozitet. Ata e dinin që nuk mund të merrnin rreziqe perballe pandemise.

kolana e librave

Duke parë “Indeksin e Përgjigjes” të Universitetit të Oksfordit, e cila percakton me 1 pikë shtetetotalisht te hapura dhe me 100 pike mbylljen e tyre totale – në mes të marsit grupi i vendeve më të varfëra kishte lëvizur tashmë, për të kufizuar perhapjen e virusit, në bazë të asaj që po ndodhte në Itali.

Shqipëria ishte në indeksin 84 të mbylljes, Sllovakia 71, Rumania 67, Polonia 60, Hungaria 59, Greqia 57. Vendet më të pasura dukeshin më të qeta (Gjermania me indeksin 37, Franca 50, Belgjika 53, Britania e Madhe 11, Zvicra 46.

Një shtrëngim i mbylljeve në pothuajse të gjithë Evropën Perëndimore do të vinte vetëm në fund të marsit, dhjetë ditë më vonë, kur tashme ishte e qartë se epidemia nuk ishte vetëm një problem vetem per Italinë apo Spanjën. Ishin dhjetë ditë fatale, të cilat mund të kushtonin dhjetëra mijëra vdekje”, theksohet ndër të tjera në shkrim.