MENU
klinika

Mjeku Erion Dasho

Covid-19/ Grafiku më shpresëdhënës lidhur me epideminë

31.05.2020 - 11:58

Grafiku më interesant dhe më shpresëdhënës lidhur me epideminë nga COVID-19 është ky në vijim. Ndërsa numri i rasteve ditore në botë sa vjen e rritet, numri i vdekjeve sa vjen e ulet. Qartazi virulenca e COVID-19 është në rënie të vazhdueshme dhe të qëndrueshme.

Duke qenë se ka shumë faktorë që ndikojnë në përhapjen dhe vdekshmërinë nga COVID, kjo është thjesht një indicije në kuadrin e shumë të tjerave (gjithashtu pozitive). Shpresoj që këto lajme të vazhdojnë dhe, mbi të gjtha, të konfirmohen edhe nga puna kërkimore dhe zbulimet shkencore.

BESOJ PËR DY OSE TRE JAVË DO TË MARRIM LAJMIN E MIRË QË PRESIM TË GJITHË PREJ KOHËSH!!!

kolana e librave

Deri atëherë, kujdesi për të mbrojtur nga ekspozimi personat mbi 65 vjeç dhe ata të prekur nga sëmundje kronike nuk duhet të ndërpritet. Vëmendje e veçantë edhe për parandalimin e transmetimit të SARS-CoV-2 në strukturat shëndetësore.

Gjithmonë e më tepër shpresë për një verë pa COVID!