MENU
klinika

Belgjikë

COVID-19/ Me këto kamera inteligjente ruhet distanca

26.05.2020 - 15:41

Metrotë e Belgjikës po testojnë kamera inteligjente me sensorë për të siguruar që punëtorët e saj të mbajnë maska dhe të ruajnë distancën për të ndaluar përhapjen e Covid-19.

Nga java e ardhshme, të ashtuquajturat kamera inteligjente do të instalohen në pesë pika strategjike në zyrat e operatorit belg të infrastrukturës hekurudhore Infrabel. Një tingull paralajmërues do të dëgjohet nëse njerëzit janë shumë të shumtë nuk respektojnë distancën apo nuk kanë maskë për fytyrën.

“Ne duhet të sigurohemi që stafi ynë të jetë në përputhje me udhëzimet e ndryshme të distancës sociale. Kjo është arsyeja pse ne po krijojmë një numër pajisjesh të bazuara në inteligjencën artificiale”, thotë kreu i ekipit të teknologjisë së informacionit Infrabel në Belgjikë, Benoit Gilson.

Duke përdorur softuerin AI të disponueshëm në internet, Infrabel tha se ka krijuar një mënyrë për të interpretuar imazhet e kamerave me qëllimin e mbrojtjes nga Covid-19. Kompania do të përdorë një algoritëm për të llogaritur nëse punëtorët janë shumë afër ose kanë një maskë për fytyrën.

Në një demonstrim, personeli i parë në kamera u shfaq në një ekran gjigant si figura. Në një ekran tjetër, një aparat zbulonte nëse një punëtor që hynte në një dhomë mbante një maskë.