MENU
klinika

"Mjerë ata që edhe artin e politizojnë!"

“Dëshiroj t’jesh aq i çmendun… !” Rama ndan shkrimin e Çun Lajçit

19.05.2020 - 21:59

Reagimet pas shembjes së Teatrit Kombëtar në rrjet kanë qenë të shumta. Ka palë të cilat e dënojnë kte akt si krim, individë të cilët e mbështesin pavarësisht dhimbjes së mos paturit më një godinë me vlera historike dhe kulturore të tillë. Ka edhe të tjerë që qëndrojnë midis arsyetimit pro dhe kundër.

Herë pas here, përmes vargjeve dhe rreshtave ka reaguar edhe shkrimtari i moçëm Çun Lajçi, i cili në publikimin e tij të fundit duket se kërkon tu tërheqë vëmendjen te gjithë atyre që sot janë në protestë, dhe që po i japin dashur pa dashur një kah politik asaj protestë.

“Për çka po protestoni tani që s’asht ma? Pse e politizoni?”, shkruan Lajçi.

Ky reagim i fundit duket se ka tërhequr vëmendjen edhe të kryeministrit Rama i cili ka zgjedhur ta ndajë në profilin e tij në Facebook.

“ÇUN LAJÇIN e njoh si Çuni i Plisit të Bardhë e i një “grushti dhé”, ai që lidhi me një fill emocionesh unike diasporën shqiptare me tokën amë që digjej nga lufta andej bjeshkëve dhe u kthye përmes artit të tij, në ikonën shpirtërore të popullit gjatë asaj kohe të mallkuar…

Po ta njihja personalisht apo po të mos më kishte thumbuar edhe mua në rreshtat bashkëlidhur, nuk do ta postoja këtu çka ai ka postuar me një vrazhdësi kaq të kthjellët, mbi këtë sherrnajën vulgare për një godinë të gabuar që u shemb me një vonesë dhjetra e dhjetra vjeçare!

Uroj ta takoj Çunin e Bjeshkëve të Namuna kur si dy “të çmendun” mes plot normalësh, të hapim dyert e Teatrit të Ri Kombëtar, i cili nuk do të jetë si ai i Shkupit nga forma neoklasike e zgjedhur për arsye ideologjike, por padiskutim do të jetë një Teatër Kombëtar që do të hyjë në listën e teatrove më të bukur europianë të ndërtuar në kohët moderne”, shkruan Rama.

Paskëtaj, Çun Lajçi, ka komentuar në shpërndarjen e kryeministrit duke theksuar se është i bindur se Rama do të ndërtojë një tjetër Teatër aty ku shpirtrat e artistëve të mos rropaten më në kushte të vështira.

Më poshtë reagimi i tij i plotë:

“Zoti Rama. Me vjen mirë që e paskeni postua letrën time, për t’vetmën arësye:Se ne të dy, kurrë përshendet s’jenni, e vërtetë s’nifemi! Por unë, edhe pse s’deshta me shkrua( sepse e dija se do t’shahem) e mora mundin të mos rrejë, dhe jo t’ua bëj qejfin artistëve, opozitës por as Ty. Shkrova përshtypjet e mia, t’vitit 1972, kur u ngjitëm me “Ervehenë” për herë t’parë në atë skenë! Me muaj, kur jemi kthye n’Prishtinë, kemi folë për kushtet e vështira t’atij teatri. Dhe kur jam ngjitë me “Pasardhësin” e Kadaresë, para 4 vitësh, jam dëshpërua n’palcë. Vetës i kamë thënë: Si mund t’i thuesh nji artisti, krijo n’mujsh me krijua n’kushtet e teatrit të 1938-tës, tue jetua n’shekullin 21! E kam ditë, se s’do t’pëlqejë as Ty, kur t’quejta të”çnnendur” sepse kështu po t’quejnë e gjithë Tirana, por e kisha qëllimin t’iu them, se edhe ai n’çmendurinë e vet, e din se ç’asht arti, dhe do ta ndërtoi nji tjetër, mija herë ma timirë! M’shanë edhe n’letren e sotit, dhe iu drejtova: Atdhe, a ti shajë a ti nemi, këta që bëjnë gjumë, e kur zgjohën, i bashkangjitën t’parit që bërtet, pa e ditur pse? Por, po ta them nikatër sy: Ajo godinë s’ishte kurrë teatër, por megjithate, ti si artist, asht dashtë ta restaurosh në mënyrën ma përfekte timundshnne, e nga brenda t’krijosh kushte luksi, vetëm e vetëm, qe shpirtnat e atyne që u rropatën atyne dërrasave, t’mos lëkunden nga ajo skenë! Unë jam i bindun se do ta ndertoni tjetrin, por ai fatkeqësisht s’do tljetë aty, me pa madhështinë e artit n’teatrin modern! Dhe përfund. Mjerë ata që edhe artin e politizojnë, sepse tregojnë, sa shumë tivarfër shpirtërisht janë. Ta shkrove me t’thanë se s’kam tituj si aktorët tuaj, por kam zemër me thanë t’vërtetën! Dëshiroj tijeshë aç i çmendur, që ta ndërtosh nji teatër aç modern, me ballinën e njetë të t’vjetrit, që t’çmendemi edhe ne artistët me bukurinë e artit! Qofsh i nderuem prej Çunit t’Bjeshkëve t’nemuna, i nemun edhe vet, që e flas të vërtetën!”