MENU
klinika

Shtohet numri i fëmijëve që nuk gjenden kurrë!

Dita Botërore e fëmijëve të zhdukur/ Të miturit shqiptarë në portalin botëror

25.05.2020 - 11:09

Sot është Dita Botërore e fëmijëve të zhdukur, një fenomen shqetësues i cili çdo vit e më shumë shton numrin e fëmijëve që nuk gjenden kurrë.

Sipas Missing Children Europe në vitin 2019 rezultojnë 55,284 thirrje telefonike ndihme e 7,382 fëmijë të humbur. Në 55 % të rasteve janë fëmijë emigrantë dhe 23% fëmijë të rrëmbyer nga prindërit.

Në nivel global ky fenomen shfaqet alarmues në SHBA me 421,394 raste, në Indi me 111 ,569 në Britaninë e Madhe me rreth 80 mijë raste fëmijësh të zhdukur e në Rusi me 40 mijë.

Në Itali gjatë vitit 2019 janë denoncuar 8,331 raste fëmijësh të zhdukur, nga të cilët 5,376 prej tyre janë me kombësi të huaj dhe 2,955 janë italianë. Sipas Presidentetit të Organizatës Italiane Telefono Azzurro Ernesto Caffo, në shumicën e rasteve fëmijët e zhdukur gjenden më pas në një territor ndryshe, nga ai ku janë zhdukur.

Në Itali gjatë vitit 2019 janë 2,676 minorenë emigrantë të pashoqëruar që janë larguar nga qëndrat e strehimit, për të cilët nuk ka asnjë informacion se ku ndodhen.

Në portalin botëror Global Missing Children’s Network janë sinjalizuar dhe rastet e 3 fëmiëjve shqiptarë të humbur; Julian Cela, Bleona Mata e Mateo Bejaj.

Julina Cela i datëlindjes 09/05/2002, i cili këtë vit mbush 18 vjeç, është zhdukur më 30 nëntor 2012 në rrethana të paditura.

Bleona Mata e datëlindjes 01/01/2014 është zhdukur nga Zapodi i Kukësit më datë 22 maj 2010. Mosha aktuale e saj është 16 vjeç.

Matteo Bejaj është zhdukur nga fshati Fitore në Vlorë, ditën e shtunë më datë 16 korrik 2011.

Grupet më në rrezik janë fëminjët në moshën nga 11 deri në 19 vjec. Ndërsa në dhjetëvjeçarin 2009-2019, grupi i fëmijëve më në rrezik ishte në moshën 15- 18 vjeç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jeta ime me dy fëmijë autik

“Autizmi nuk ka asnjë ditë pushim”