MENU
klinika

Bundesliga, java 27

Dita e udhëtuesve, Werner shënon 3 gola

24.05.2020 - 18:54

Ka vijuar spektakli i golave në Bundesligë. Kjo javë prodhoi 30 gola, 3 më shumë se javën e kaluar, me një masatare prej 3.3 gola për ndeshje. E veçanta e ditës së sotme ishte që në 3 ndeshjet dominuan udhëtuesit, përkatësisht 0-3 Augsburg ndaj Schalke-s, 0-5 Leipzig ndaj Mainz dhe 2-2 Dusseldorf në Koln.

Schalke, pas humbjes në derbi, shokohet edhe në shtëpi dhe tashmë objektivi për në Europë zbehet shumë. Pesë ndeshje radhazi pa fitore kanë vënë në pikëpyetje synimin e Schalkes. Ndërsa Augburg merr fitore me shumë vlera për mbijetesë.

Surprizë fitorja e thellë 5-0 e Leipzig në Mainz. Tre gola i shënoi Werner, që është forcë e dytë tashmë në Bundesliga pas Lewandowskit, me 24 gola të shënuar, 3 më pak se polaku. Leipzig mban vendin e tretë me këtë sukses.

Jo pak surprizuese ishte barazimi mes Koln dhe Duseldorf, ku miqtë shënuan nga një gol për secilën pjesë, ndërsa vendasit humbën penallti, por në fund shënuan 2 gola, duke habitur të gjithë. Dusseldorf gjithsesi ka shpresa për mbijetesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Topi me çip i vjen në ndihmë arbitrave

Penalltitë e dyshimta për prekje me dorë në Europian

Kërkon të nxjerrë Shqipërinë jashtë Euro 2024

Njihuni me trajnerin e Kroacisë!

Tetë fituesit përcaktohen me një përballje

Kupa e Shqipërisë/ Luajnë dy skuadra të Superligës

Statistikat 'e zeza' të Kombëtares me rivalët!

Grupi ‘i vdekjes’, Spanja kushton sa 10-fishi i Shqipërisë!

Merr çmimin ‘Golden Player’

Haaland më në fund ‘mposht’ Messin