MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Do të lind fëmijën e parë. Si duhet të kujdesem për gjinjtë?

20.05.2020 - 11:34

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Do të lind fëmijën e parë. Si duhet të kujdesem për gjinjtë?

kolana e librave

Mjeku: Nëse do ta ushqeni foshnjën me gji, ata do të vazhdojnë të jenë të fryrë, për aq kohë sa do ta vazhdoni këtë proces. Mbani reçipeta të rehatshme dhe cilësore, pastrojini gjinjtë dhe thithat çdo ditë me ujë të ngrohtë apo locion të posaçëm, por shmangni përdorimin e sapunit. Ai mund ta përkeqësojë dhimbjen apo lëkurën e plasaritur të thithave. Nëse nuk e ushqeni foshnjën me gji, gjoksi i zmadhuar gjatë muajve të shtatzënisë, do të fillojë të bjerë gradualisht gjatë muajit të parë pas lindjes.

Mbledhja e gjirit: gjatë ditëve të para pas lindjes, gjinjtë janë të mbushur me kulloshtër. Brenda pak ditësh, ata do të mbushen me qumësht. Pavarësisht nëse e ushqeni foshnjën me gji apo jo, ata do të fryhen, rëndohen, skuqen, ënjten dhe do të bëhen më të ndjeshëm. Nëse vendosni të mos e ushqeni foshnjën me gji, këta të fundit mund të mbledhin dhe të forcohen derisa të mos prodhojnë më qumësht. Zakonisht, mbledhja e gjirit zgjat më pak se tri ditë, por kjo mund të jetë një periudhë shumë e sikletshme. Edhe nëse e ushqeni me gji, në disa raste ata mund të kenë tepricë të qumështit dhe për pasojë, mund të mbledhin. Për të lehtësuar dhimbjen
dhe për të shmangur mbledhjen e gjirit, veproni si më poshtë:
shtrydheni me dorë ose ushqeni
foshnjën me gji;
vendosni copa të ngrohta ose të
ftohta, qese me akull, apo bëni një
dush me ujë të ngrohtë;
përdorni reçipeta të ngushta.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.