MENU
klinika

Bundesliga, java 29

Dortmund luan “tenis” me vendin e fundit

31.05.2020 - 19:03

Borussia Dortmund ka reaguar menjëherë pas humbjes me Bayern Munchen, duke fituar 6-1 në transfertë me Paderborn, që mban vendin e fundit në Bundesliga. Një sukses që përforcon pozitat në vendin e dytë për Dortmund, ndërsa ngushton në 7 pikë me kreun.

Vedhezinjtë shënuan fillimisht me Hazardin. Belgu hapi ndeshjen në minutën e 54′. Nuk e kishte të vështirë të përcillte topin në rrjetë, pasi sfera mbeti në zonë për 0-1. Tre minuta më vonë ishte Sancho që dyfishoi 3 minuta më vonë dhe shfaqi një mesazh kundër racizmit.

Vendasit ngushtuan diferencën me një penallti të dyshimtë në të 72′ me Heuneimier, por sërish Sancho nuk fali për 1-3. Goli i bukur i anglezit vulosi gjithçka, pasi ekipi mik nuk ndaloi më së shënuari, Hakimi, Schmelzer dhe Sancho vulosën gjithçka për 1-6. Talenti anglez rikthehet në formacion me një hat-trick të tij duke heshtur kritikat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dopietë e Lewa-s, kryeson në Europë

Goleadë, Bayern “prek” titullin e tetë radhazi