23.05.2020 - 16:33
Java e 27-të e Bundesligës ka dhuruar spektakël. Dortmund dhe Leverkusen kanë siguruar fitoret e radhës në transfertë, përkatësisht në ndeshjen kundër Wolfsburg dhe Monchegladbach.
Verdhezinjtë kanë arritur të shënojnë nga një gol për secilën pjesë loje dhe golin e dytë me mbrojtësin Achraf Hakim në pjesën e dytë. Futbollisti dërgoi topin në rrjetë në minutën e 78′ duke dërguar sërish sinjale të qarta në Madrid.
Dortmund duket se po i merr maksimumin në këto ndeshje të fundit të tij me fanellën verdhezi. Sancho bëri gjithçka mirë me futjen e tij në lojë dhe ftoi Hakimin për të shënuar golin e dytë të Dortmundit. Leverkusen me fitoren e sotme merr vendin e tretë në renditje.